Ramos nuk pendohet – Thumbon Piquen në intervistën pas ndeshjes, por në fund tregon anën profesionale dhe njerëzore

Futboll

Ramos nuk pendohet – Thumbon Piquen në intervistën pas ndeshjes, por në fund tregon anën profesionale dhe njerëzore

Më: 24 prill 2017 Në ora: 00:46
Ramos dhe Pique

Në fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit në Bernabeu kishte një tjetër luftë fjalësh mes Sergio Ramosit dhe Gerard Piques.

E gjitha kjo në momentin teksa kapiteni i Los Blancos po dilte nga stadiumi dhe normalisht që rreth kësaj u pyet shumë Ramos në intervistën pas ndeshjes.

“Piques i pëlqen të flet për referat dhe me presion dhe me tweets (postimet në Twitter) ai ankohet gjatë gjithë kohës”.

“Referat janë tolerant këtu, ata janë mësuar me referim të butë, por sonte nuk ndodhi”.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e Piques, se Reali në Bernabeu është mësuar me referim të butë tha:

“Referim i butë ishte ndeshja ndaj PSG-së, por nuk dua të flas për atë”.

“Për mua kartoni i kuq është i tepruar, e pranoj se isha me vonesë me ndërhyrjen, por nuk e kisha qëllim ta lëndoja”.

“Nuk pendohem për gjestin ndaj Pique. Pendohem se lash skuadrën time me 10 lojtar. Nuk kam probleme me Piquen, por mos më pyesni rreth kësaj, do ta përqafoj pas kësaj”.

“Po e duartrokisja atë, jo gjyqtarin. Ai e mbron të vetën, unë timen. Kur ne nuk jemi bashkë në një skuadër, ne mbrojmë atë që është e jona”, ka shtuar Ramos për fund në intervistën pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat