De Sciglio nuk vazhdon me Milanin, dëshiron transferimin te Juve

Futboll

De Sciglio nuk vazhdon me Milanin, dëshiron transferimin te Juve

Më: 24 prill 2017 Në ora: 02:09
Mattia De Sciglio

Mediat italiane pretendojnë se Mattia De Sciglio i ka thënë Milanit se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re dhe synon të bashkohet me Max Allegrin në Juventus.

Thashethemet e këtij transferimi të mundshëm kanë qarkulluar për disa muaj, pasi kontrata e De Sciglio do të përfundojë në qershor të vitit 2018.

Sipas edicionit të sotëm të gazetës La Repubblica, mbështetur nga Sky Sport Italia, mbrojtësi i gjithanshëm ka njoftuar Milanin për vendimin e tij.

Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Juventusi, ku do të bashkohej me Allegrin, trajnerin i cili i dha debutimin e tij në Serie A në prill 2012.

Ende vetëm 24 vjeç, ai mund të luajë në të djathtë ose të majtë në një mbrojtje prej katër vetë ose si një mesfushor i brendshëm në një shumëllojshmëri sistemesh taktike.

Këtë sezon De Sciglio ka dy asistime në 24 ndeshje konkurruese për Milanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat