Trepça ’89 kremtoi titullin, Feronikeli triumfoi bindshëm,

Futboll

Trepça ’89 kremtoi titullin, Feronikeli triumfoi bindshëm,

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:21
FC Trepça '89

Trepça ’89 nga Mitrovica kremtoi titullin e kampionit, të parin në historinë e tyre në elitën e futbollit. Në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku ishin tubuar mbi 6 mijë shikues, që krijuan një atmosferë të rrallë, ku kremtuan titullin e kampionit të skuadrës së zemrës. E tërë Mitrovica ka qenë në festë, për faktin se skuadra e tyre ka arritur një sukses të madh, duke u shpallë kampion me 77 pikë të mbledhura.  

Para ndeshjes, atmosferë impozante në ‘Riza Lushta’, 40-motoristë hyjnë në fushë me motorë. Feronikeli triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Trepçës ’89. Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë dhe në periudhën e parë të lojës. Mendurim Hoti shënoi në minutën e 10-të dhe Abu Razard në atë të 33-tën, si dhe Mevlan Zeka (89’). Feronikeli me fitore e përfundoi këtë edicion, duke e zënë vendin e katërt me 65 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat