Lamtumira e kapitenit: Roma me fanella të posaçme për ndeshjen e fundit të Tottit

Futboll

Lamtumira e kapitenit: Roma me fanella të posaçme për ndeshjen e fundit të Tottit

Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:38
Ilustrim

Francesco Totti i jep fund karrierës së tij 25 vjeçare te Roma dhe kjo është një ditë emocionale për të gjithë tifozët e futbollit.

Për ta shënuar këtë rast të veçantë të futbollit, lojtarët verdhekuq kishin veshur fanella të posaçme në ndeshjen kundër Genoas në Serie A.

Secila fanellë do ta ketë një logo ‘Totti 10’ në mëngë dhe sloganin “Una squadra per la vita” (që në shqip do të thotë “Një ekip për gjithë jetën”).

Pos momentit historik të largimit të Tottit, Roma duhet ta fitojë ndeshjen për ta siguruar pozitën e dytë në tabelë, që dërgon drejtpërdrejt në Champions League.

Theksojmë se Luciano Spalletti ka vendosur që edhe në ndeshjen e fundit ta lë kapitenin në bankën rezervë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat