Varane: Do ta ftoj Mbappen te Reali

Futboll

Varane: Do ta ftoj Mbappen te Reali

Më: 29 maj 2017 Në ora: 01:59
Kylian Mbappen

Raphael Varane do donte ta shihte  të vinte në Real Madrid dhe thotë se shpreson të diskutojë këtë mundësi me yllin e Monacos.

Mbappe është një nga lojtarët më premtues të Evropës, duke shënuar 15 gola në 29 paraqitje bë Ligue 1 dhe gjashtë gola tjera në nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez ka tërhequr interes nga ekipet më të mira të Evropës, përfshirë Madridin, dhe Varane shpreson që ai të përfundoj në klubin kryeqytetas.

“Mbappe është një djalosh shumë i mirë me një potencial të madh”, ka thënë fillimisht Varane për Telefoot.

“Do të ishte kënaqësi ta shihja këtu [Real]”.

“Përveç kësaj, ai është francez, kështu që do të jetë i mirëpritur. Do ta diskutoj me të rreth një transferimi”, përfundoi mbrojtësi francez.

Ndryshe, më herët gjatë ditës u përfol rreth një oferte rekord botëror të Manchester Cityt për talentin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat