Diego Costa ikën nga Chelsea vetëm për Atleticon

Futboll

Diego Costa ikën nga Chelsea vetëm për Atleticon

Më: 29 maj 2017 Në ora: 06:32
Diego Costa

Diego Costa do ta linte Chelsea-in vetëm për Atleticon e Madridit. Në  muajt e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të sulmuesit brazilian që luan për përfaqësuesen spanjolle në kampionatin kinez, por vetë bomberi 28-vjecar i ka mbyllur duart një transferimi në Lindjen e Largët në këtë fazë të karrierës.

Diego Costa i cili mbajti peshën e sulmi te Chelsea i Antonio Contes në këtë sezon duke ndihmuar Blutë e Londrës të fitonin titullin në Angli me golat e tij, në një intervistë ka deklaruar se ai do të largohej nga ishulli vetëm nëse Atletico e Madridit do të kërkojë ta rikthejë në Primera Division. ” Është vetëm një skuadër që mund të largojë nga këtu, është vetëm një deklaroi fillimisht Diego Costa në një intervistë për mediat. Kam dhe dy vite kontratë me Chelsea-in dhe ndihem shumë mirë te ky klub, por për nëse Atletico do të interesohej për mua, do të isha i gatshëm ta largohesha për tu rikthyer te Los Colchoneros, shtoi 28-vjecari. 

E gjithë bota e di që Atletico e Madridit është skuadra e zemrës për mua nënvizoi në përfundim Diego Costa. Nuk do të ishte aspak cudi nëse këtë verë do të ishte pikërisht sulmuesi i përfaqësues spanjolle goditja e madhe e Los Colchoneros në merkato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat