Ronaldo: CR7 e meriton Topin e Artë këtë vit

Futboll

Ronaldo: CR7 e meriton Topin e Artë këtë vit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 09:50
Ronaldo

Legjenda braziliane, Ronaldo, mendon se edhe Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo janë fantastikë, por beson se superylli i Real Madridit e meriton më shumë Topin e Artë këtë vit.

Fenomeni është shpallur tri herë lojtari më i mirë në botë gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, ndërsa dy rivalët aktualë, Messi dhe CR7 i kanë fituar nëntë çmimet e fundit.

Superylli i Barcelonës aktualisht ka një Top të Artë (pesë në total) më shumë se rivali i tij te Los Blancos.

“Këtë vit do ta zgjidhja Cristiano Ronaldon si fitues të Topit të Artë. Në dy vitet e fundit, ai ka qenë vendimtar.

“Ai ka qenë lojtari kryesor në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe luan në finale. Numrat e Cristianos nuk bën të anashkalohen”, ka deklaruar Ronaldo për Fox Sports.

Portugezi ka shënuar 40 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke e fituar La Ligan dhe luan në finale të Ligës së Kampionëve. Messi, nga ana tjetër, ka realizuar 54 gola, ndërsa e ka fituar vetëm Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat