Dy njerëz që e bënë superfuqi Barcelonën

Futboll

Dy njerëz që e bënë superfuqi Barcelonën

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:45
Romario da Souza Faria

Ish-futbollisti i Barcelonës, Romario da Souza Faria, aktualisht senator në Brazil, ka kujtime shumë të bukura në “Camp Nou”. Në një intervistë për gazetën “El Mundo”, ai është treguar i ashpër kur ka kujtuar të ndjerin Luis Aragones, me të cilin punoi te Valencia. “Një budalla, – u përgjigj ai pa u menduar. – Johan Cruyff, – shton Romario, – ishte trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”. Njëkohësisht, Romario e cilëson sulmuesin blaugrana, Neymar, si “emrin e madh të futbollit tani. “Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City, mendon se është “trajneri më i përgatitur sot për sot.” Kur u pyet të krahasojë ish-klubin e tij me Barcelonën aktuale, Romario vuri në dukje: “Sot, mendoj se Barcelona ka ekipin më të mirë në botë. Por, klubi im ishte edhe më i mirë. Janë kohë të ndryshme, është luajtur futboll ndryshe. Por, Barcelona sot do të ishte asgjë pa Cruyff dhe Guardiolën më pas. Kam pasur nderin të punoj me të dy”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat