Mbrëmje e zezë për Veselin!

Futboll

Mbrëmje e zezë për Veselin!

Më: 29 maj 2017 Në ora: 11:48
Frederik Veseli

Java e fundit e Serie A në futboll rezultoi fatale për ekipin e mbrojtësit shqiptar Frederik Veseli. Skuadra e tij, Empoli, ka rënë në Serie B pas humbjes së pësuar ndaj Palermos me rezultatin 2:1.

Veseli qëndroi në bankë duke mos u aktivizuar në ketë sfidë. U duk sikur mbijetesa do të sigurohej dhe 7 javë para fundit diferenca ndaj rivalëve ishte e konsiderueshme. Por ecuria e mirë e Crotones dhe hapat galopantë në javët e fundit e kanë dërguar Empolin një kategori më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat