Mourinho: Juventusi kërkon kurorën e trefishtë si Interi im?

Futboll

Mourinho: Juventusi kërkon kurorën e trefishtë si Interi im?

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:09
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka qenë në mes “VIP”-ave të pranishëm në Çmimin e Madh të Monacos, gara e djeshme për Formula 1, e cila pa Ferrarin të fitonte, madje të vinte të dyja makinat në dy shkallët e para të podiumit.

Trajneri i Manchester Unitedit, i freskët nga fitorja e Ligës së Evropës, nuk ka mundur që t’u shmanget gazetarëve italianë të pranishëm, të cilët kanë dashur që t’i marrin një opinionin në lidhje me finalen e madhe kontinentale, Ligën e Kampioneve.

“Juventus-Real Madrid? Do të jetë një finale e bukur, e gjitha për t’u shijuar mes dy ekipeve që kanë qenë më të fortat të turneut. Juventusi kërkon kurorën e trefishtë si Interi im? Do të ishte bukur, sepse të fitosh gjithçka në një sezon është diçka që nuk ndodh gjithmonë”, tha ai.

“Pavarësisht se kanë qenë rivalë, unë ia uroj që ta përjetojnë atë emocion. Dhe më pas i pres në Superkupën e Evropës për t’u përballur së bashku”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat