Nolito ka disa ekipe në mendje

Futboll

Nolito ka disa ekipe në mendje

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:56
Nolito

Pas vetëm një sezoni në futbollin anglez, 30-vjeçari Nolito kërkon të largohet nga Manchester City.

Nolito shënoi gjashtë gola në 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Qytetarët, pasi Pep Guardiola dha OK e tij për të blerë lojtarin nga Celta Vigo për 15 milionë euro korrikun e kaluar. Por duke folur për Tiempo de Juego, Nolito rrëfeu se ai ka disa ekipe në mendje por është akoma herët për të treguar emra. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të doja të rikthehesha në Spanjë, por varet nga City. Kam një kontratë për dy vite të tjera kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Kur pyetet rreth tendencës së klubit të tij për të blerë lojtarë në pozicionin e tij, dhe nëse do të largohej, ai përgjigjet: “Të shohim. Nëse vijnë edhe tre lojtarë të tjerë anësorë dhe më japin një mundësi për t’u larguar… do të ikja menjëherë. Premier League është një nivel tjetër me të tjerët, më e fortë dhe me më pak faulle. Ndihem krenar dhe mendoj se kam bërë mirë. Deri në dhjetor kam luajtur pothuajse çdo ndeshje, më pas asnjë. Kam disa ekipe të preferuara për të ardhmen, por nuk do t’i them".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat