Unitedi gati të bëj ofertë nëse Bale nuk luan titullar në finale të LK

Futboll

Unitedi gati të bëj ofertë nëse Bale nuk luan titullar në finale të LK

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:07
Gareth Bale

Manchester United është i gatshëm të bëj ofertë për superyllin e Real Madridit, Gareth Bale.

El Mundo Deportivo thekson se Djajtë e Kuq do të bëjnë një lëvizje për Bale nëse ai lihet jashtë formacionit titullar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Florentino Perez bëri një marrëveshje rekord botëror për të nënshkruar me uellsiani në vitin 2013, dhe ka thënë se është e ardhmja e klubit pasi Cristiano Ronaldo të varë kupëcët në gozhdë.

Por, ai nuk ka arritur të jap më të mirën e tij dhe ka bërë një sezon me plot lëndime ku ka kontribuar vetëm me nëntë gola në këtë sezon.

United është ende shumë i etur për të sjellë 27-vjeçarin Bale, në Ligën Premier, ku numra të tillë do të dukeshin më mbresëlënës.

Jose Mourinho beson se do të jetë në gjendje të fitojë më të mirën nga Bale dhe do ta bëjë atë pikë referuese në sulmit e tij te Unitedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat