Allegri: Real Madridi favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Allegri: Real Madridi favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:36
Max Allegri

Max Allegri ka thënë se Real Madridi janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ai foli në konferencën për shtyp ku kërkoi disa sekonda heshtje në nderë të viktimave të Heysel Stadium ku kishin humbur jetën 39 persona para 32 vite, në ndeshje Juventus – Liverpool.

“Para se të flasim për finales e Ligës së Kampionëve, dua t’iu kujtoj se me 29 maj të vitit 1985 një ngjarje sporti u kthye në tragjedi”.

“Dua t’i kujtojmë këta njerëz me disa momente qetësie. Faleminderit”.

“Cardiff? Ne duhet të përgatitemi për ndeshjen sikurse që jemi përgatitur çdo ditë tjerë, pa pasur presion, pasi për ndryshe nuk do të jemi gati”.

“Ne nuk jemi favoritë, pasi jemi në finale me kampion aktual të Ligës së Kampionëve, skuadër që e ka fituar dy herë në tri vite dhe janë në finalen e tretë në katër vite”.

“Ne kemi vetëbesim të madh dhe besojmë që do t’ia dalim, po ata janë favoritë”.

“BBC? Mund të jenë Buffon-Bonucci-Chiellini. Të shohim,. .. aty është edhe Benatia”.

“Do të jetë një finale e madhe me lojtarë që kanë kualitet dhe detajet do t’i bëjnë diferencat”.

“Lojtarët e mijë janë fantastik, kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe unë duhet tu falënderohem atyre”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat