Zyrtarisht në një nivel me legjendat si Beckenbauer, Müller dhe Maier

Futboll

Zyrtarisht në një nivel me legjendat si Beckenbauer, Müller dhe Maier

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:10
Philipp Lahm

Philipp Lahm është i përjetshëm. Pas lamtumirës emocionuese të javës së kaluar, 33-vjeçari sot u nderua duke u përfshirë në “Hall of Fame”, privilegj që u jepet futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Bayern-it.

Kokuluri tashmë është zyrtarisht në një nivel me legjenda si Franz Beckenbauer, Gerd Müller dhe Sepp Maier. Siç e do tradita, për të fituar statusin “Legjendë e Bayern-it” ai tashmë ka një yll me emrin e tij në “Allianz Arena”, duke u bërë kështu lojtari i 17-të bavarez i fronit thuajse hyjnor të rekordmenëve.“Për mua është një nder i madh të rreshtohem me këta lojtarë të mëdhenj. Klubi më ka dhënë shumë. Këtë ditë do ta mbaj mend përjetë”, – u shpreh Lahm, gati duke qarë.

Presidenti Uli Hoeness theksoi se kampioni i botës është “një shembull i mrekullueshëm i lojtarit me këmbë në tokë dhe që i përshtatet traditës së klubit”. Sipas tij, nuk ka përfaqësues më të mirë se ish-mbrojtësi i djathtë i tyre. “Lahm nuk është vetëm një lojtar i madh, por edhe një kapiten i rëndësishëm”, – shtoi shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat