Shtatë ditë pa Ty sa një shekull dhembje, mall e kujtim

Futboll

Shtatë ditë pa Ty sa një shekull dhembje, mall e kujtim

Nga: Fazli Berisha Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:26
Emin Simnica

Në vend të përkujtimit

Para syve me rri buzëqeshja e jote e bukur e sinqertë që dhuroje me dashuri për njerëzit. Thonë se njeriu vdes për dashuri e për atdhe jep edhe dashurinë, për këtë të dytën jo që nuk deshe, por vdekja nuk te mori sepse i duheshe ende Kosovës. Kështu Ti miku im zgjodhe të vdesësh në mënyrën tënde për dashurinë e topit të futbollit dhe fushën e gjelbër. Pata rastin shumë herë të jem pranë teje dhe sikur në Lumin e vdekur të Xoxes mora jo pak mësime për jetën dhe dashurinë dhe respektin  për njerëzit. Mora jo pak mësime nga përvoja jote e gjatë që barte mbi supe për lojën e magjishme  të futbollit.

Të falënderojë për ato çaste të ëmbla dhe dobiprurëse që me dhurove pa pritur asnjë falënderim. Ishe një margaritar i çmueshëm në varguan e madh të pavarësimit të futbollit të Kosovës. Për asnjë moment nuk arriti të përkulë as furtuna e armikut, as koha me plotë sfida sikur edhe të tjerët gjatë këtyre viteve. Ishe gjithmonë aty ku duhej dhe kërkonte nevoja. Edukove aq shumë breza futbollistësh nëpër klubet e Kosovës sa që të bëjnë të pavdekshëm në këtë botë dhe në atë botë. Ashtu siç ishe i qetë e i heshtur në jetën e përditshme, ashtu ike për në botën e amshueshme Emin Simnica, duke lënë një zbrazëtirë të madhe, jo vetëm në mesin e familjarëve të tu, por edhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat