“Costa i ka dyert e hapura te Atletico”

Futboll

“Costa i ka dyert e hapura te Atletico”

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:51
Diego Costa

Sipas ndihmës trajnerit, Juan Vizcaino, sulmuesi Diego Costa i ka dyert e hapura për t’u rikthyer në Atletico Madrid këtë verë.

28-vjeçari spanjoll deklaroi gjatë fundjavës se Los Rojiblancos ishte e vetmja skuadër që do të dëshironte të largohej nga Chelsea për këtë verë.

Megjithatë, sipas medieve, Atletico mund të ofrojë vetëm 25 milionë euro për sulmuesin dhe ky mund të jetë një problem.

“Dyert janë të hapura këtu për Diego Costan”, u përgjigj Vizcaino për Cadena Ser kur u pyet për mundësinë e një transferimi këtë verë.

Skuadra e Diego Simeone aktualisht ka ende ndalesë të transferimeve të imponuar nga FIFA, por thuhet se është i bindur se kjo do të hiqet gjatë javëve të ardhshme.

Klubi i Madridit gjithashtu është lidhur me lëvizjet për sulmuesit Alexandre Lacazette dhe Sandro Ramirez këtë verë, me të ardhmen e Antoine Griezmann të paqartë mes raporteve që ai mund t’i bashkohet shumë shpejt me Manchester Unitedin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat