Shqetësim te Juventusi, Buffon nuk stërvit sot me skuadrën

Futboll

Shqetësim te Juventusi, Buffon nuk stërvit sot me skuadrën

Më: 29 maj 2017 Në ora: 20:44
Gianluigi Buffon

Një frikë e vogël për Juventusin vetëm pak ditë para finales së madhe me Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Gianluigi Buffon nuk është ndjerë mirë dhe sot nuk stërvitur me skuadrën.

Por portieri veteran u bashkua me skuadrën në fjalimin e shkurtër të trajnerit Massimiliano Allegri para stërvitjes në Juventus Stadium.

Buffon nuk do të mungojë në Cardiff, dhe grupi i mjekëve është duke e monitoruar këtë problem të vogël.

“Duhet të kujdesemi më shumë për të, pasi edhe ai sikurse Totti është duke i mbushur 40”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat