Carpi heroik, në finalen playoff të Serisë B

Futboll

Carpi heroik, në finalen playoff të Serisë B

Më: 30 maj 2017 Në ora: 05:39
Carpi

Një gjysmëfinale dramatike ajo e luajtur në Frosinones në përballjen me Carpin ku miqtë siguruan biletën e finales së play off të Serie B. Skuadra vendase u mund me rezultatin 1-0 edhe pse kishte në dorë ndeshjen pasi dominoi në pjesën më të madhe edhe për faktin se Carpi luajti për shumë minuta me 9 lojtarë. Aljaz Struna në minutën e 45 dhe  Riccardo Gagliolo 9 minuta nga fundi e lanë ekipin e Federico Castorit me 9 lojtarë por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Marinos për të evituar humbjen. Heri i Carpit, Gaetano Letizia kaloi miqtë në avantazh 4 minuta nga fundi duke ngrirë skuadrën romane.

Minuta dramatike për Frosinonen që u hodh e gjitha në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Carpi u ngjesh në mbrojtje duke krijar një mur të pakalueshëm për skuadrën e Marinos e cila shpërdoroi një rast të artë për të arritur finalen pasi edhe me një barazim, Frosinone mund të shkonte e qetë në sfidën finale. Në përballjen e fundit, Carpi pret të mësojë emrin e kundërshtarit që do të dalë nga çifti Perugia-Benevento.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat