Kaçe do të rikthehet në Kombëtare

Futboll

Kaçe do të rikthehet në Kombëtare

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:47
Ilustrim

Futbollisti Ergys Kaçe do të rikthehet në Kombëtare që në ndeshjen miqësore të 4 qershorit me Luksemburgun.

U fol se për sa kohë që Gianni de Biasi do të vazhdonte të ishte në krye të Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe nuk do të ishte pjesë e kuqezinjve, por kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë.

Mesfushori shtatshkurtër do të rikthehet në Kombëtare që në ndeshjen miqësore të 4 qershorit me Luksemburgun, shkruan “Supersport”, dhe sfidës delikate në kualifikueset e Botërorit 2018, me 11 qershor në  fushën e Izraelit.

Një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e edicionit të Shqipërisë dhe ku nevojitet kontributi i të gjithëve.

Edhe ai i një lojtari si 23-vjeçari korçar.

Pavarësisht se në këtë sezon ka luajtur më pak se 25 ndeshje mes çekëve të Viktoria Plzen dhe grekëve të PAOK, klasi dhe kualiteti i Kaçes nuk kanë diskutim.

Mjafton të kujtosh që në fundin e sezonit rifitoi besimin e skuadrës nga Selaniku, ku u rikthye ne protagonist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat