Besa me një mesazh të qartë për llapjanët

Futboll

Besa me një mesazh të qartë për llapjanët

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:58
Pamje nga një ndeshje

Klubi i futbollit Besa nga Peja paralajmëron se Kupa e Kosovës do të vijë në qytetin piktoresk, Peja. Ata zotohen se do të dalin fitimtarë në finalen e madhe, kurse Llapi ka optimizmin se trofeu do të jetë në vitrinat e tyre dhe të sigurojnë vizën për nën garat e Europa League.   

 “Kupa do të vije në Pejë! Të nderuar adhurues të KF Besa, ju njoftojmë se dueli final në mes KF Besa - KF Llapi për Kupën e Republikës së Kosovës në futboll, zhvillohet ditën e mërkurë, datë 31.05.2017 me fillim nga ora 16:30 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë.

KF Besa do të siguroj transportin dhe biletën për secilin adhurues i cili dëshiron të jetë prezent kur Besa do të kurorëzohet me Kupë.

Besa pret përkrahjen sa më të madhe të simpatizantëve të vet në këtë ndeshje vendimtare”, shkruhet në faqen e Besës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat