Heziton

Futboll

Heziton

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:53
Iniesta

E ardhmja e Andres Iniesta mbetet në ajër, pasi ai refuzoi të angazhohet te Barcelona, ndërsa veterani spanjoll nuk thotë që do ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”.

Iniesta hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij para fitores së “Copa del Rey”, të shtunën, ndaj Deportivo Alaves, kur pranoi se nuk ishte i sigurt nëse do të qëndronte pas përfundimit të kontratës së tij, në vitin 2018. Mesfushori 33-vjeçar, i cili ka luajtur vetëm 13 ndeshje në La Liga, në sezonin 2016-2017, u përpoq të sqarojë veten, por e ardhmja e tij është në diskutim.

“Unë kurrë nuk thashë se nuk do ta ripërtërija kontratën time, por mbeten për t’u vlerësuar shumë gjëra të ndryshme, – tha Iniesta, fitues i 29 trofeve me Barçën. – Kjo nuk është një çështje ekonomike. Ka disa faktorë që janë bashkuar së bashku, personalë, momenti i sezonit dhe nuk ka qenë e lehtë. Duhet të marr një vendim të ndershëm dhe që është më i miri për të gjithë”.

Ernesto Valverde mund të ketë në dorë jo pak mbi të ardhmen e Iniesta, pas emërimit si trajner i Barcelonës të hënën. Trajneri i mëparshëm i Athletic Bilbaos zëvendëson Luis Enrique në stolin e gjigandëve katalanas. “Nuk e dija për Valverde, derisa u zyrtarizua, – tha Iniesta. – Unë kam biseduar me të disa herë, por jo shumë. Shpresojmë të ketë shumë fat, që të mund t’i arrijmë gjërat së bashku. Ai kishte vizion të mirë në ekipet që ka drejtuar deri më tani dhe ky është një hap tjetër për të në karrierë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat