Mavraj për BILD: Të ndërtoj shtëpinë e familjes shtatë anëtarëshe në Shqipëri është më me vlerë se të blej Rolex në Gjermani

Futboll

Mavraj për BILD: Të ndërtoj shtëpinë e familjes shtatë anëtarëshe në Shqipëri është më me vlerë se të blej Rolex në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 maj 2017 Në ora: 13:38
Mergim Mavraj

Nëse kolegët e tij udhëtojnë nëpër pushime luksoze, Mergim Mavraj (30) shfrytëzon kohën për të ndihmuar të varfërit. Ky është ideali i tij, shkruan “Bild”.

BILD: Monaco, Cannes, Kaliforni. Këto janë destinacionet e preferuara të futbollistëve, ndërsa ju keni fluturuar drejt Tiranës. Na e sqaroni pse?
 
Mergim Mavraj: „Prej dy vjetësh jam shef i një organizate humanitare, që merret me personat në nevojë. Ne u ndihmojmë fëmijëve për një shkollim të denjë, me mejte mësimore, të cilët udhëtojnë nga fshati në qytet. Gjithashtu merremi me njerëzit të moshuar, të sëmurë dhe ndihmojmë në riparimin e disa shtëpive.”
 
Vërtet e pazakontë. Nga rrjedh gjithë ky motivim?

Mavraj: „Unë e bëj këtë, sepse dua të ndihmoj. Çdoherë ka qenë dëshira ime. Prej kur udhëtoja si i vogël në Shqipëri, harxhoja gjithë kuletën time duke u ndihmuar lypësve të rrugës. Sot e shoh veten akoma më shumë në detyrë.”

Si e mendoni këtë?

Mavraj: „Shumë thjeshtë. Të blej një Rolex në Gjermani ose të ndërtojë shtëpinë e familjes shtatë anëtarëshe në Shqipëri. Por këtë pyetje unë nuk e bëj fare. Është thjesht privilegj që unë fitoj shumë para si futbollist. Për këtë lypset të njoh njerëz me ndikim dhe të rëndësishëm, që të shfrytëzoj këtë rrjet për të bërë punë të mira.”

Si e përjetoni ju situatën nga vendi?

Mavraj: „Ajo më bën pakufi të zemëruar dhe pafjalë. Pafjalë që akoma në 2017 shikon situata të tilla. Kam parë fëmijë të sëmurë, që flejnë lakuriq mbi beton dhe nën kushte katastrofale higjienike. Në Gjermani kjo është e patoleruar.”

E vëreni falenderimin e njerëzve?
Mavraj: „Po, por unë veproj nga largësia. Atëherë kur unë shkoj përherë të dytë në shtëpi dërgoj video, foto dhe lajme. Atëherë e di se kam vepruar drejt. Kjo më jep kënaqësi ndryshe nga ajo e blerjes së një veture. Më jep kënaqësi shpirtërore.”

Si do e kaloni pushimin e mbetur?

Mavraj: „Fillimisht do jem edhe disa ditë në vendlindje Frankfurt, më pas do fluturoj drejt Kombëtares. Dhe më pas do jem me nënën time në Kosovë.”

Flasim pak për futboll. Köln, ku ju luajtët në fillim, kanë arritur Europianin; ndërsa HSV mbeti në ligën e parë gjermane. Çfarë ju gëzon më tepër?

Mavraj: „Të dyja ishin të bukura. Por natyrisht më emocionale ishte koha në Hamburg. Çdojavë kishim një finale dhe thuajse nuk na lejohej të humbnim. Ishte ndjenja më e bukur, ndoshta më e bukur edhe sesa fitimi i titullit.

Cili ishte çelësi i fitores?

Mavraj: „Trajneri!“

Ju mbetët në ligën e parë. Çfarë mendoni për sezonën e ardhshme?
Mavraj: „E rëndësishme është që të marrim mësimet nga e kaluara dhe me besim e guxim të vijojmë proceset përpara. Por një gjë është e kaluar: nuk do jemi pjesë e zonës së daljes nga liga.”/Bota sot/

Image
Duke ndihmuar: Mavraj lufton kundër varfërisë në Shqipëri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat