Befasuese: Dortmundi shkarkon trajnerin

Futboll

Befasuese: Dortmundi shkarkon trajnerin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:32
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel nuk është më trajner i skuadrës gjermane.

Vetëm disa ditë pasi fitoi Kupën e Gjermanisë me Borussia Dortmundin, Thomas Tuchel shkarkohet nga posti i trajnerit.

Klubi verdhezi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka treguar se ka vendosur që të ndajë rrugët me ish-trajnerin e Mainzit.

“E falënderojmë trajnerin Thomas Tuchel dhe stafin e tij për sukseset sportive me BVB, të cilat kulmuan me triumfin në Kupën e Gjermanisë të shtunën e shkuar, duke e mposhtur Eintracht Frankurtin. I dëshirojmë më të mirat trajnerit Tuchel në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim.

Tuchel ka udhëhequr Dortmundin për dy sezone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat