Mancini drejt Milani?

Futboll

Mancini drejt Milani?

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:49
Roberto Mancini

Trajneri Roberto Mancinit i propozohet banka e Milanit. Është ky lajmi që po qarkullon orët e fundit në mediat italiane, përsa i përket cështjes se kush do të jetë tekniku i ri i kuqezinjve.

Edhe pse shpesh herë drejtuesit e rinj të Milanit janë shprehur se trajneri aktual Vincezo Montella do të vazhdojë avneturën e tij në krye të stolit të kuqezinjve dhe se ndaj tij kanë shprehur vlerësim për punën e bërë, pjesa e  rinovimi i kontratës  po vonon, fakt që ka shtuar hijet e dyshimit, nëse Montella do të qëndrojë apo jo.

Mancini i cili orët e fundit ka përshpejtuar tratativat e tij e me Zenitin, ndoshta këto bisedime mund të marrin një tjetër drejtim. Nga ana e tij Montella është shprehur i gatshëm për të rinovuar kontratën, por në kampin e Milanit ka zëra skeptik të cilët mendojnë se do të ishte zgjedhje ideale ardhja e një trajneri të ri dhe për momentin si kandidat potencial shihet emri i ish-teknikut të Interit.  Dyshja e kuqezinjve Mirabelli dhe Marco Fassone e njohin mirë Roberto Mancinin dhe ndaj tij kanë një vlerësim maksimal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat