Skënderbeu regjistrohet në Europë

Futboll

Skënderbeu regjistrohet në Europë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 16:43
Skënderbeu

Nuk do të ketë një vendim të shpejtë ashtu siç parashikohej sa i përket çështjes së Skënderbeut dhe një penaliteti të mundshëm për korçarët për shkak të dosjes së mbërritur nga UEFA me aludimet për manipulime ndeshjesh.
ekipi-kampion-skenderbeu-2015-16
FSHF ka bërë të ditur se Komisioni i Etikës është mbledhur sot dhe ka shqyrtuar provat në dispozicion, ndërsa ka caktuar një tjetër mbledhje për datën 8 qershor rreth kësaj teme. Kjo i mundëson Skënderbeut regjistrimin në Ligën e Europës, pasi FSHF është e detyruar të dërgojë në UEFA emrin e korçarëve të cilët kanë fituar të drejtën sportive për t’u përfaqësuar në këtë kompeticion në sezonin 2017-2018.
Një nga variantet e përfolura më së shumti gjatë ditëve të fundit për një vendim të mundshëm nga etika ishte rrëzimi i Skënderbeut nga Kategoria Superiore që do i hiqte njëkohësisht edhe mundësinë për t’u përfaqësuar në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat