Montella rinovon kontratën me Milanin

Futboll

Montella rinovon kontratën me Milanin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 18:00
Montella në mes

Vicenzo Montella rinovon kontratën me Milanin. Tre orë ka zgjatur takimi mes Drejtorit të Përgjithshëm, Marco Faso dhe trajnerit të kuqezinjve, ku në fund u arrit marrëveshja mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një vit. Kontrata e re e trajnerit skadon më 2019. Njoftimi është bërë publik në faqën zyrtare të Milanit, në rrjetin social Facebook. Kontrata ka kënaqur Montellen, i cili edhe më herët ishte shprehur i gatshëm që të vazhdonte aventurën e tij në krye të stolit të kuqezinjve.

Duket se retë e dyshimit për një largim të mundshëm te teknikut nuk janë më. Prej kohësh 42-vjeçari ishte në pritje të këtij momenti dhe më në fund erdhi konfirmimi nga ana e drejtuesve të klubit. Se sa efikase do të jetë puna e Montelles në të ardhmen kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë nga tjetër Milani po zhvillon një merkato voluminoze nga ku kanë ardhur dhe zyrtarizimet e para. Për sezonin e ardhshëm, Vicenzo Montella ka një objektiv minimal të sigurojë Champions League, objektiv që do lidhet edhe më të ardhmen e teknikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat