Iniesta shqetëson Barcelonën

Futboll

Iniesta shqetëson Barcelonën

Më: 30 maj 2017 Në ora: 18:02
Iniesta

Andres Iniesta ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij te Barcelona, pasi kontrata i përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm. Rinovimi mbetet ende një temë e pazgjidhur pasi veterani spanjoll refuzoi të shpreh gatishmërinë të qëndrojë në “Camp Nou”.

33-vjecari, i cili ka luajtur titullar vetëm 13 ndeshje në La Liga në sezonin që sapo përfundoi, ka zbuluar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Kurrë nuk kam thënë se nuk do të rinovojë kontratën, por duhet të shikohen disa gjëra tjera, nuk ka të bëjë me çështjen ekonomike. Ka disa faktor që janë bërë së bashku, çështje personale, nuk ka qenë një sezon i lehtë.

Duhet të marrë një vendim të ndershëm, një që është për të mirën e të gjithëve. Sigurisht nëse nuk do të luaj me Barcelonën, nuk do të luaj as ndaj tyre dhe kjo është mëse e qartë. Nuk kama arsye për të ndryshuar skuadër, por më duhet të rishoh disa gjëra.”, tha Iniesta, i cili të shtunën fitoi titullin e 30 me Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat