Bale flet për formën e tij dhe finalen e LK

Futboll

Bale flet për formën e tij dhe finalen e LK

Më: 30 maj 2017 Në ora: 18:57
Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale, ka thënë se është rikthyer në formën më të mirë, duke nënkuptuar se është i gatshëm të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madrid dhe Juventus, që luhet në vendlindjen e tij, përkatësisht në Uells.

“Ndjehem fenomenalisht, jam tërësisht i rikuperuar”, tha Bale për Real Madrid TV.

“Është një finale speciale, dhe na duhet vetëm një hap më shumë të që bëjmë histori”.

“Mendoj për momentet e festimit, por kjo s’është e rëndësishme për momentin”.

“Së pari, duhet ta luajmë ndeshjen”, tha Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat