Vllaznia e Pozharanit është gati për ndeshjen historike ndaj Ferizajt, ndeshje barazhi që mundëson inkuadrimin në elitën e futbollit dhe që do të luhet të shtunën më 3 qershor. Puna e palodhshme gjatë një viti, përkushtimi i shtabit teknik, kryesisë, lojtarëve e tifozëve u kurorëzua me sukses, me vendin e tretë në Ligën e Parë të Kosovës dhe tashti i tërë Pozharani, komuna e Vitisë dhe e tërë Anamorava është në pritje të shtunës për ndeshjen e vitit.
Kryetrajneri i Vllaznisë, Sallah Sherifi, që ne “timonin” e pazharanasve është që tri vjet dhe që u dëshmua se gjatë tërë kohës e ngriti ekipin në formë, tash është para një sfide të vështirë, por ai e ka studiuar ekipin e Ferizajt dhe i di aftësitë e ekipit të vet, andaj siç thekson vetë kryetrajneri pret që ekipi i tij të ketë një ndër paraqitjet më të mira e pse jo edhe që të arrihet qëllimi jetik. “Po punojmë për ndeshjen e barazhit, të gjithë jemi të mobilizuar dhe presim që kudo që luhet ndeshja tifozët tanë “Tigrat” ta dominojnë atmosferën e ne në fushë të japim maksimumin nga vetja dhe të arrijmë qëllimin për inkuadrim në rang më të lartë të garave”, thotë Sherifi. Edhe kapiteni Armend Miftari si dhe Ardian Mustafa mesfushor ofensivë shprehen se lojtarët janë të motivuar, e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe se zotohen se do të japin gjithçka nga vetja vetëm...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)