Tara premton shumë

Futboll

Tara premton shumë

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:28
Arbias Godeni e Apollon Tara

Debate

Kosova si gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj të sportit sidomos në futboll! Qytetit i Gjakovës gjithmonë është shquar me futboll dhe kanë dalë shumë emra, si Besnik Hasi, Ardian Kozniku, Faruk Domi, Faton Domi, i ndjeri, pastaj Ibrahim Domi etj. jo kot thonë se portieri i mirë është sa gjysma ekipit dhe shumë herë është edhe protagonisti që sjell fitore. Portieri i mirë është siguri e plotë e ekipit dhe e dërgon drejt sukseseve. Një emër që po vjen apo një emër që premton pa dyshim është edhe portieri  i juniorëve të Vëllaznimit nga Gjakova, Apollon Tara. Ai është një nga talentet që pritet shumë në të ardhmen prej tij dhe mund të mburret jo vetëm qyteti i Gjakovës. Është djali i Burimit, i cili ka qenë ndër kontribuuesit më të mëdhenj.

Apolloni ushtron me trajnerin e mirënjohur të portierëve Xhelal Karabegu dhe po mëson shumë elemente të reja. Pretendimet e Apollonit janë të përsoset në çdo aspekt dhe të jetë një figurë që do t’i japë siguri portës së skuadrës kuqezi. Trajneri Ekrem Radoniqi thekson se ishte ne formën e duhur dhe kishte marrë rreth veç 25 gola gjatë dy kampionateve, çka dëshmon se është një portier me shkathtësi. Apolloni shquhet me reflekset e tij dhe ka vetëbesim, por ka edhe inati shumë, sepse synon të jetë sa më energjik dhe të pësoi sa më pak gola, madje ka raste që mbron edhe atë që nuk mbrohet.  Një gjë e dimë të gjithë se në të gjitha qendrat dhe mjediset në Kosovë kemi një numër të madh të talenteve, sidomos portierët që janë e ardhme e ndritur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat