Llapi e Besa, në ethet e finales së madhe

Futboll

Llapi e Besa, në ethet e finales së madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:35
Ilustrim

Të gjithë me sy e vesh janë drejtuar nga finalja e madhe e Digitalb Kupa e Kosovës në futboll, ndërmjet Llapit nga Podujeva dhe Besës nga Peja.  Nesër të gjitha rrugët çojnë në qytetin e Mitrovicës përkatësisht në stadiumin “Riza Lushta”.  Dy skuadra të mirënjohura janë në ethet e finales së madhe dhe secila më optimistë se tjetra se do ta fitojnë trofeun e çmueshëm. Finalja luhet nesër në orën 16.30, një ndeshje e tensionit të lartë sportiv, sepse Llapi me fitore siguron trofeun dhe një biletë për në garat evropiane, kurse Besa nëse fiton Kupën, do të jetë edhe si shpëtim i edicionit për ta. Pritet stadiumi të jetë i stërmbushur me shikues, të shohin një finale të fortë e interesante deri në çastet e fundit ndërmjet dy skuadrave që pretendojnë se janë më të mira se njëra-tjetra. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson se djelmoshat e tij do të dalin fitimtarë, kurse futbollisti i Besës, Leart Emini, është i bindur se trofeun do ta dërgojnë në qytetin piktoresk Peja.

Batatina beson në lojtarët e tij dhe synon trofeun ta sjell në qytetin e Podujevës, që kudo flitet në këtë mjedis për finalen e madhe. “Jemi përgatitur në maksimum, duke e ditur që ne jemi veç edhe një hap larg Evropës dhe shpresoj dhe besoj në këta djem se do t’ia dalim së bashku me u kurorëzuar me trofeun e Kupës së Kosovës”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai tregon se ku janë edhe pikat më të forta të skuadrës së tij kundër pejanëve: “Te loja kolektive dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat