Duka me deklaratë shokuese për Skënderbeun

Futboll

Duka me deklaratë shokuese për Skënderbeun

Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:01
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se i vjen keq që presidenti i Skënderbeut ka deklaruar që i vjen turp që është pjesë e Superligës shqiptare.

Në prag të ndeshjes së fundit sezonale, që është finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Tiranës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë bërë epilogun e një sezoni me shumë probleme.

“Më vjen keq që presidenti i Skënderbeut ka deklaruar që i vjen turp që është pjesë e këtij kampionati. Të mos i vij turp aspak sepse një javë përpara ndeshjes me Kukësin për një gabim arbitrari Tirana u penalizua shumë”, shprehet Armand Duka.

“Etika është duke diskutuar në këto momente çështjen e Skënderbeut me që në dosjen e UEFA-s përfshihen edhe ndeshje të kampionatit tonë, por nuk di të them çfarë vendimi mund të marrin”, thotë kreu i FSHF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat