Mancini: Mund ta drejtoj Zenitin

Futboll

Mancini: Mund ta drejtoj Zenitin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:26
Roberto Mancini

Roberto Mancini i ka pranuar bisedimet me Zenit St Petersburg, ndërsa i ka mohuar ato me Romën.

Ish trajneri i Manchester Cityt dhe Interit ka qenë i lidhur me një kalim në futbollin rus, por nuk kanë munguar as thashethemet për ato italiane.

“Nuk do të trajnojë në Itali”, ka thënë fillimisht Mancini.

“Nuk kam marr ndonjë këshillë nga Luciano Spalletti për Zenitin. Është një mundësi që të kaloj në Rusi, për të pasur edhe një eksperiencë”

“Roma? Nuk ka bisedime”, ka thënë Mancini.

Ai e ka uruar Juvetusin për titullin, ndërsa e la lavdëruar Edin Dzekon për sezonin e bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat