Berisha-Strakosha, këtë nuk e ka pritur askush

Futboll

Berisha-Strakosha, këtë nuk e ka pritur askush

Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:43
Berisha-Strakosha

Sajti i njohur sportiv italian “Tuttomercatoweb” ka bërë renditjen e 100 futbollistëve të paraqitur më mirë gjatë këtij sezoni në Serinë A italiane duke marrë mesataren e notave me të cilat ka vlerësuar çdo futbollist javë pas jave.

Kriteri që një lojtar të bëhej pjesë e këtij klasifikimin ishte aktivizimi në të paktën 17 ndeshje.

Portieri i Atalantës dhe kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është përfshirë në këtë listë duke u renditur i 54-ti, shkruan panorama Sport.

Nota e tij mesatare gjatë këtij sezoni është 6.15. Ai ishte një ndër pikat kyçe të bergamezëve në sigurimin e vendit të 4’ në Serinë A, një sukses që i kualifikon gjithashtu direkt në grupet e Europa Leagues.

“Kush imagjinonte një duel të ashpër me Sportielon ka mbetur i zhgënjyer. Portieri shqiptar, i huazuar nga Lacio, veshi dorezat e titullarit dhe nuk i hoqi më, përveç rasteve të dëmtimeve. 26 ndeshje, 26 gola të pësuar, 11 herë e ka mbajtur rrjetën të paprekur”, shkruan komenti shoqërues për Berishën.

Për t’u çuditur është mbetja jashtë kësaj liste e portierit tjetër shqiptar, Thomas Strakoshës së Lacios.

Ai ka luajtur në 21 takime dhe në shumicën e rasteve ka marrë nota mjaft të larta, të cilat me shumë mundësi do të formonin një mesatare më të lartë se ajo e Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat