Dikur lyente rrugët, sot yll i futbollit

Futboll

Dikur lyente rrugët, sot yll i futbollit

Më: 30 maj 2017 Në ora: 23:57
Gabriel Jesus

Gabriel Jesus konsiderohet si një prej taletënve më të mëdhenj në futboll.

Sulmuesi brazilian sot është pjesë e një prej skuadrave më të pasura në botë, Manchester Cityt dhe nga ai pritet që në të ardhmen e afërt të jetë një prej yjeve të futbollit.

Por e kaluara e Gabriel nuk ka qenë edhe aq e lehtë, pasi që hiç më pak se tre vite më parë, më konkretisht para Kampionatit Botëror të mbajtur në Brazil, Jesus kishte ndihmuar në mbarëvajtjen e atij kampionati, duke kontribuar në lyerjen e rrugëve, ashtu siç shihet edhe në fotografi.

Në atë kohë Jesus ishte vetëm një junior i skuadrës së Palmeiras, ndërsa sot ai përfiton 75 mijë funte në javë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat