Shkëndija nis përgatitjet - Bota Sot
Shkëndija nis përgatitjet

Futboll

Shkëndija nis përgatitjet

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 18:36
Qatip Osmani

Shkëndija sot nis përgatitjet verore para pjesëmarrjes në eliminatoret e Liga Evropës, ndërsa para grumbullimit të parë para mediave ka folur trajneri i ri Qatip Osmani. I konfirmuar disa ditë më parë si udhëheqës i ri si skuadrës “kuqezi”, legjenda e Shkëndijës në prononcimin e tij të parë pas rrikthimit në skuadër nuk ka fshehur kënaqësinë që sërish bëhet pjesë e klubit ku arriti sukseset më të mëdha si futbollist dhe trajner.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në klubin ku kam kaluar karrierën time si futbollist, pastaj edhe si trajner. Falënderoj klubin, familjen Destani që më dhanë besimin të udhëheq një klub si që është Shkëndija “, deklaroi Qatip Osmani, që paralajmëroi se tendenca e tij do të jetë Shkëndija të prodhojë futboll të bukur përmes së cilit do të kërkohet suksesi, ndërsa në përbërje duke kërkuar kualitetin gjithmonë hapsirë do të gjejnë talentët nga shkolla vetanake e “kuqezinjëve”.

“Sigurisht se me ardhjen time në klub pritet diçka ndryshe dhe rezultate edhe më të mira dhe në atë drejtim do të punohet. Do të mundohemi të risim gradualisht nivelin e lojës dhe shpresoj të arrijmë atje ku duam. Nëse shkojmë sipas planit besoj se vetëvetiu do të vijnë edhe rezultatet“, shtoi Osmani.

Pas konferencës për shtyp, trajneri Osmani realizoi grumbullimin e parë me futbollistët, duke shënuar startin e përgatitjeve. Ditët e para skuadra do të kryejë testet e nevojshme mjekësore dhe fizike, ndërsa më 10 qershor ekipi udhëton drejt Moravske Toplices të Sllovenisë ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve, gjatë të cilave parashihet zhvillimi i tre ndeshjeve kontrolluese si parapërgatitje për sfidat që e presin klubin në eliminatoret e Liga Evropës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera