Benzema zbulon të ardhmen

Futboll

Benzema zbulon të ardhmen

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 09:35
Karim Benzema

Karim Benzema nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi

Sulmuesi francez, Karim Benzema i ka idetë e çarta sa i përket të ardhmes. Ai dëshiron të mbetet në Real Madridi, ky synon të fitoj edhe shumë tituj.

“Ëndrra ime është që të vazhdojë të fitojë tituj me Real Madridin”, ka deklaruar ish ylli i Lyonit për të përditshmen sportive madrilene, Marca.

Reprezentuesi i Francës sezonin e kaluar ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, duke ndihmuar Real Madridin që ta fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Benzema është transferuar në Real Madridi në vitin 2009 nga Lyon. Që nga ajo kohë francezi ka shënuar 180 gola për Los Blancos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat