Kjo është gjoba që Messi duhet të paguaj nëse nuk dëshiron 21 muaj burg

Futboll

Kjo është gjoba që Messi duhet të paguaj nëse nuk dëshiron 21 muaj burg

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 10:19
Messi

Prokuroria ka rënë dakord të zëvendësojë me një gjobë dënimin me 21 muaj burgim që Gjykata e Barcelonës i imponoi Messit për mashtrimin e 4.1 milionë eurove.

Sipas burimeve ligjore të 'Efe' , prokuroria ka vendosur në favor të Messit dhe babait të tij.

Për të evituar më të keqen që është burgu, gjykata ka vendosur që Messi duhet të paguajë 255,000 euro ndërsa babai i tij 180,000 euro.

Në rast se Dhoma refuzon të zëvëndësojë muajt e burgimit me gjobë, Zyra e Prokurorit ka deklaruar se nuk kundërshton pezullimin nga burgu për një periudhë për tre vjetësh dhe rrezikun për të kryer dënimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat