Ndërron jetë njeriu që kontribuoi shumë për sportin  e Kosovës

Futboll

Ndërron jetë njeriu që kontribuoi shumë për sportin  e Kosovës

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 11:29
Ilustrim

Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e z. Hafiz Gashit dhe na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin sportiv e futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta Juve dhe gjithë të afërmeve dhe të institucioneve ku ishte i angazhuar  i ndjeri.

Figura e Hafiz Gashit ka qenë shumëdimensionale në sportin e Kosovës, ashtu siç ishte edhe angazhimi dhe kontributi i tij, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësimin e sportit të Kosovës.

Hafiz Gashi do të kujtohet gjithmonë me pietet, si një sportist i shkëlqyeshëm në shumë fusha dhe një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar kudo që ai u gjend nga të gjithë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, thuhet në telegramin ngushëllues të Fadil Vokrri, president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat