Albion Avdijaj transferohet te Grasshoppers

Futboll

Albion Avdijaj transferohet te Grasshoppers

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 12:13
Albion Avdijaj

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë ka ndërruar skuadër.

Albion Avdijaj është rikthyer te skuadra e Grasshoppers ku i ka nisur edhe hapat e parë në karrierën e tij si futbollist.

Reprezentuesi i U21 të Shqipërisë në dy vitet e shkuara ka luajtur me Vaduzin duke realizuar 7 gola në 45 paraqitje.

Kujtojmë se Avdijaj në vitin 2014 ka luajtur në dy ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, para se të ndërronte mendje dhe të shkonte të luante me U21 të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat