Presidenti Thaçi uron krerët e FFK-së për emërimet në organet e UEFA-s

Futboll

Presidenti Thaçi uron krerët e FFK-së për emërimet në organet e UEFA-s

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:21
Presidenti Thaçi me Fadil Vokrrin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu për emërimet në organet e UEFA-s.

“Urime të përzemërta Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për emërimin e tij Zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA-s, si dhe Sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, për emërimin e tij anëtar i Komitetit Ligjor të institucionit kryesor të futbollit evropian”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat