Fillojnë bisedimet, Ibrahimovic bëhet me skuadër të re

Futboll

Fillojnë bisedimet, Ibrahimovic bëhet me skuadër të re

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:50
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic pritet të bëhet me skuadër të re dhe zyrtarizimi do të ndodhë në fillim të muajit korrik.

Ylli suedez ka vendosur të largohet nga kampioni i Ligës së Evropës, Manchester United.

Por mediat angleze kanë raportuar se e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në ndonjë kampionat evropian.

Ibrahimovic pritet ta fillojë një aventurë të re në kampionatin amerikan MLS.

Është skuadra Los Angeles Galaxy që i ka ofruar kontratë tri vjeçare për ish-reprezentuesin e Suedisë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikë janë të sigurtë se Ibrahimovic ka pranuar transferimin atje pasi Galaxy i ka ofruar pagë të madhe.

Besohet se Ibrahimovic do të fitojë rreth 11 milionë euro në vit me kontratën e re.

Për 35-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe gjiganti rus, Zenit St Petersburg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat