Etrit Berisha te Feronikeli

Futboll

Etrit Berisha te Feronikeli

Nga: K. G. Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:01
Etrit Berisha vizitoi Feronikelin

Portieri i mirënjohur nga Kosova, Etrit Berisha, pjesë e skuadrës së Serie A, Atalanta dhe e kombëtares së Shqipërisë, ka gjetur pak kohë ta vizitoi njërën nga klubet më të organizuara në vendin tonë, Feronikelin nga Drenasi. “Berisha, që luan për skuadrën italiane në Serie A, Atalanta, dhe është pjesë e kombëtares shqiptare, sot i ka bërë një vizitë KF Feronikelit.

Etriti, i shoqëruar nga portieri ynë Flamur Neziri, u mirëprit nga presidenti i klubit z.Ekrem Elshani dhe menaxheri i skuadrës Ilir Demaku. Takimi ishte i karakterit miqësor ku i diskutuan tema rreth futbollit kosovar. Etriti me përvojën e tij ndërkombëtare dha ide interesante për klubin tonë që ne mund ti aplikojmë në vijim. Me këtë rast presidenti Elshani, falënderoj Etritin për vizitën dhe i uroj suksese në klubin e Atalantës dhe Kombëtaren Kuq e Zi. Për gardianin e kombetares se krejt shqiptareve Nikli kishte përgatitur fanellën zyrtare të klubit me mbishkrimin ‘E. Berisha’”, bëhet e ditur nga klubi drenicas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat