Mutti i drejtohet Shqipërisë

Futboll

Mutti i drejtohet Shqipërisë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:31
Bortolo Mutti

Pas dorëheqjes së Gianni De Biasi, përfaqësuesja e Shqipërisë është në kërkim të një trajneri të ri për ekipin kombëtar, mundësisht italian. Në fakt, mëngjesin e sotëm doli në skenë emri i Filippo Inzaghi, trajner aktual i Venezia, por nuk përfundon këtu. Në listën e të preferuarve, mesa duke është edhe Bortolo Mutti. Ishte vetë trajneri Mutti, ai që e konfirmoi për “Calciomercato.it”, interesimin e kuqezinjve.

“Nëpërmjet disa ndërmjetësve është është kërkuar disponibiliteti, për të marrë postin e trajnerit. Unë dhash përgjigjen time pozitive. Është diçka e pëlqyeshme të jesh pjesë e listës së kandidatëve për postin e trajnerit të ardhshëm të përfaqësueses së Shqipërisë”, deklaroi Mutti. Ky i fundit veç karrierës së tij si futbollist dhe trajner, u bë i famshëm për përfshirjen në çështjen e trukimeve, në kohën kur drejtonte skuadrën e Barit, për të cilën u akuzua më datë 26 korrik 2012 nga prokuroria, për tu dënuar disa muaj. Ai u rikthye në postin e trajnerit më datë 28 shtator 2013, kur u ul në pankinën e Padova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat