De Biasi: Shqipëria e kërkuar nga trajnerët

Futboll

De Biasi: Shqipëria e kërkuar nga trajnerët

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:01
Gianni De Biasi

Disa ditë pasi u largua zyrtarisht nga stoli i kombëtares shqiptare duke i dhënë fund një eksperience që zgjati plot 5 vite e gjysmë, Gianni De Biasi është vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në shenjë mirënjohjeje për arritjet e kombëtares së futbollit. Pasi mori cmimin në zyrat e këtij instuticioni De Biasi u ndal të fliste për mediat e pranishme. Italiani nënvizoi se ende në drejtim të tij nuk ka ardhur asnjë ofertë për të vazhduar karrierën si trajner. Përsa i përket pasuesit të tij në stolin e kuqezinjëve italiani theksoi se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka do të dijë të bëjë zgjedhjen më të mirë. Në listën e emrave post-De Biasi lakohen shumë trajnerë italianë, një pjesë e madhe e tyre e kanë kontaktuar ish teknikun për të marrë këshilla nga ” Presidenti Duka do të bëjë një kërkim të kujdesshëm dhe nuk do të lërë pas dore asnjë detaj. E rëndësishme është që trajneri i ri të jetë një zgjedhje e mirë që Shqipëria të rritet dhe të përmirësohet. E kam ende të nxehtë  telefonin, sepse Shqipëria është bërë një kombëtare interesante. Sot kuqezinjtë janë një skuadër që u japin mundësinë trajnerëve të reklamohen, sepse Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Europianin e ardhshëm dhe janë të shumtë ata që interesohen”.

Në formë batute, De Biasi përmendi edhe disa emra se cili mund të jetë pasuesi i tij te kombëtarja kuqezi.

” Lippi, Capello, Trapattoni”.

Për mometin dy emrat më të kuotuar për tu ulur në stolin e Shqipërisë janë ata të ish sulmuesit të Milanit Filipo Inzaghi dhe ish portierit të Interit Walter Zenga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat