Një çerek shekulli rrugëtim i lavdishëm i FC “Besa”

Futboll

Një çerek shekulli rrugëtim i lavdishëm i FC “Besa”

Nga: Fazli Berisha Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:35
KF “Besa”

Jo pak skuadra të futbollit janë themeluar në mërgatën tonë nga bashkatdhetarët tanë. Skuadra të futbollit u themeluan si në Gjermani dhe në Zvicër ku ka më së shumti shqiptarë të Kosovës. Një prej atyre skuadrave që janë themeluar dhe po vazhdojnë me punë është skuadra KF (FC) “Besa” nga St. Galleni në Zvicër e themeluar më 1992, skuadër kjo që prapa vetes mbanë një barrë dhe rrugëtim 25 - vjeçar. Përgjatë viteve FC Besa ka mbajtur gjallë frymën sportive në futboll duke mbajtur në gjirin e vet shumë futbollistë shqiptarë dhe jo vetëm shqiptarë, duke përçuar mesazh bashkëpunimi dhe integrimi në shoqërinë zvicerane dhe në të njëjtën kohë ka ruajtur me fanatizëm frymën dhe krenarinë shqiptare. Ky përvjetor i lavdishëm FC Besën e gjen lider në Ligën e tretë kantonale me shumë suksese. Krejt këto nuk do të ishin arritur pa përkrahjen e një menagjementi të fuqishëm me kryetar Muhamet Krasniqin, trajner Arben Frrokaj, drejtori sportiv Robert Frrokaj, menaxherin Fatmir Thaqi, sekretarin Kushtrim Koprani, zëdhënës Qamil Çekajn dhe arkëtari Ragip Rama.

Por, jo vetëm këta por janë edhe 25 sponsorë të rregullt që kanë përkrahë dhe ndihmojnë këtë skuadër dhe secili prej tyre ka detyra të caktuara për mbarëvajtjen e punëve në klub. Në këtë jubile ku do të shënohet 25 vjetori i ekzistimit të klubit Besa siç bën të ditur menaxheri i këtij klubi dhe miku im Fatmir Thaqi, ku për tri ditë me radhë do të ketë gara, manifestime dhe program kulturo-artistik, veç të gjitha gjeneratave të klubit janë ftuar shumë personalitet nga jeta politike e sportive e shqiptarëve, ambasadat e Kosovës dhe e Shqipërisë, autoritet zvicerane. Veçmas këtë përvjetor e nderon dhe e madhështon edhe pjesëmarrja e legjendës së futbollit të Kosovës, njëherësh president i Federatës së Futbollit të Kosovës z. Fadil Vokrri, i cili hapi dyert e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe i cili e ka konfirmuar praninë e tij në këtë eveniment të klubit Besa.

Kështu që prej datës 23 deri më 25 qershor St. Galleni dhe FC Besa do të kenë festë dhe gjithçka do të jetë e veshur në petkun e kësaj kremteje dhe ne u bëjmë ftesë të gjithës shqiptarëve që të na bashkëngjiten në këtë festë. Në bashkëpunim me Unionin e Futbollit Shqiptar në Zvicër, KF Besa do të organizojë një turne ku do të marrin pjesë 16 klube e ndër to Kosova e Cyrihut, që këtë vit ka hyrë në elitën e futbollit zviceran, Prishtina e Bernit, Dardania e Llozanës, përfundoi z. Fatmir Thaqi. Ndërsa, gazeta kombëtare Bota sot që është zë i fuqishëm e mërgatës tonë e uron këtë përvjetor me dëshirat që të ketë edhe shumë festa tjera dhe të ngritët deri në elitën e futbollit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat