Donnarumma, rinovimi mundësi konkrete

Futboll

Donnarumma, rinovimi mundësi konkrete

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 21:04
Donnarumma

Pasi i tha jo rinovimit të kontratës me Milanin, Gianluiggi Donnarumma është gati të bëjë prapakthehu. Portieri i talentuar dhe klubi kuqezi po afrohen sërish pak nga pak. Për këtë ka mjaftuar vizita e trajnerit Vincenzo Montella te familja e Donnarummës, me këtë të fundit që duket se ka ndryshuar mendim dhe në ditët e ardhshme mund të rinovojë zyrtarisht kontratën e tij me 7-herë kampionët e Europës për ti dhënë fund kësaj torture dhe për të bërë sërish të lumtur tifozët kuqezinj.Pas përfundimit të Europianit të 21-vjecarëve ku Donnarumma është i impenjuar me përfaqësuesen italiane, ai do të marrë vendimin përfundimtar se cfarë do të bëjë me të ardhmen por gjasat më të mëdha tashmë janë që 18-vjecari të qëndrojë te Milani. Sinjali i parë për qetësimin e gjakrave mes palëve e ka dhënë vetëm klubi kuqezi që ka ulur interesimin për të kërkuar një portier të ri. Vizita e trajnerit Montella te familja e futbollistit ka patur ndikimin e saj, pasi Gianluggi Donnarumma është më afër Milanit dhe shumë shpejtë mund të zgjasë marrëveshjen e tij me klubin e cila skadon në verën e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat