Dembele nuk largohet nga Dortmundi

Futboll

Dembele nuk largohet nga Dortmundi

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 21:58
Ousmane Dembele

Talenti francez nuk do të lëvizë nga skuadra e Borussia Dortmundit.

Mbyllen dyert për Barcelonën e cila shpresonte të transferonte Ousmane Dembelen gjatë kësaj vere.

Sulmuesi i talentuar francez ishte një prioritet për klubin katalanas në afatin kalimtar të verës, por Borussia Dortmundi nuk mendon ta shesë atë.

Drejtori sportiv i klubit nga Signal Iduna Park, Michael Zorc në një intervistë, ka lënë të kuptohet se Dembele ka një kontratë afatgjatë me Dortmundin dhe dëshira e drejtuesve është që ai të qëndrojë në Gjermani duke shtuar se verdhezinjtë nuk janë bisedime me asnjë skuadër tjetër për shitjen e yllit të ri francez.

“Dembele ka kontratë me ne dhe ne si klub nuk duam të shesim një futbollist të kalibrit të tij”, ka theksuar Zorc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat