Bllokohet transferimi i Coentraos

Futboll

Bllokohet transferimi i Coentraos

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 07:09
Coentrao dhe Ronaldo

Bllokohet huazimi i Fabio Coentrão tek Sportingu i Lisbonës.

Është bllokuar transferimi i Fabio Coentraos te Sporting Lisbona, pasi klubet nuk kanë arritur marrëveshje rreth përqindjes së pagesës që secili klub duhet t'i paguajë, Shkruan e përditshmja portugeze A Bola.

Portugezi ka kontratë deri në vitin 2019 me Real Madridin dhe merr 3.5 milion euro në sezon. Sportingu nuk pranon të paguajë më shumë se 1 milion euro, Reali insiston se duhet të paguajë 2.

Coentrao ka arritur një marrëveshje me klubin portugez për huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje. Madje, ka kaluar me sukses edhe testet mjekësore.

 Qëllimi i Sportingut tani është vazhdimi i negociatave me Realin gjatë fundjavës që të zhbllokohet operacioni dhe mbrojtësi 29 vjeçar t'i bashkohet skuadrës portugeze nga e hëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat