Shaqiri bëhet me super-skuadër

Futboll

Shaqiri bëhet me super-skuadër

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 08:46
Xherdan Shaqiri

Lajmet e fundit që vijnë nga mediet britanike, e kthejnë Xherdan Shaqirin në Serie A.

Është ‘DailyMirror’ që raporton se ish anëtari i Interit mund të rikthehet në Serie A, tani te skuadra e Romës.

Roma e sheh yllin e Stoke Cityt si zëvendësues të Mohamed Salah, që për 42 milionë euro iu bashkua Liverpoolit. Është drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi, që po punon për kthimin e Shaqirit në futbollin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat